Report TV - Mblidhet grupi i PS, Rama: Buxheti i vitit tjeter rritje 4%

Report TV 2018-05-08

Views 0

Buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm dhe prioritetet e tij kanë qenë në fokus të fjalës së kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar mëngjesin e kësaj të hëne.

Kreu i qeverisë u shpreh përpara deputetëve se synohet që rritja e buxhetit për vitin e ardhshëm të arrijë 4%, ndërsa rritja ekonomike të kapë shifrën 5%. "Sfida është jetësimi i prioriteteve të projektbuxhetit në terrenin e një viti të ri buxhetor ku gjithçka është përmbledhur duhet të zbatohet. Buxheti është programuar për një rritje mbi 4% qysh në vitin e ardhshëm dhe natyrisht është një rritje e bazuar nga njëra anë te rritja e të ardhurave dhe nga ana tjetër tek mundësia për investime", u shpreh Rama duke theksuar se prioritete të vitit të ardhshëm janë investimet në infrastrukturë, shëndetësi, arsim dhe bujqësi.

Share This Video


Download

  
Report form