Garë e fortë në “Tu si que vales” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-12-18

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Tu Si Que Vales? ka mbërritur në një stad tjetër, në gjysmëfinalen e parë të këtij sezoni të dytë spektakli i talenteve ka përcjellë emocionet e më të mirëve që u kaluan fazën e parë të konkurrimit. 55 -vjeçarja Afërdita Rrapo është vetëm një prej tyre, një nënë që rikthehet pas në kohë. Misioni i saj si prind është përmbushur, por ëndrrat dhe dëshirat e saj janë të mëdha. Në skenë del për të shijuar e për të sjellë art, duke sfiduar kështu këngëtaret, jo vetëm me moshën, por edhe me zërin e saj. Histori të tilla njerëzore, plot fabula janë përcjellë në gjysmëfinalen e parë që në sfidë ka vënë përballë edhe dy miq të mirë. Gara e ashpër këtë mbrëmje ka sjellë edhe konflikte, pakënaqësi e ambicie. Ervis Likmetaj edhe pse i eliminuar është rikthyer sërish në skenë, përtej skenarit të programuar. Një garë e tillë, plot emocione, ritëm e art ju fton të shijoni spektakli i talenteve në gjysmëfinalen e dytë, të enjten mbrëma në Vizion Plus.

Share This Video


Download

  
Report form