“Tu si que vales”, nis gara mes konkurrentëve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Tu si que vales? ka mbërritur në një tjetër fazë. Situatat mes konkurrentëve kanë filluar të ndryshojnë. Sepse mbrëmjen e së mërkurës, ka nisur përballja mes grupeve dhe talenteve që e kanë fituar mundësinë për t?u rikthyer në skenë në emër të një sfide. Përballja e parë nisi me të rinj që sollën ritmet e modernes në kërcim. Por vetëm pak çaste më vonë, në skenë u duartrokit popullorja. Pëllumbin dhe Xhulianon i ngjiti në skenë sfida ku si gjuhë e dytë ishin instrumentet muzikorë. Mario dhe Gerti janë miq jashtë kësaj skene, por në skenë iu desh të sfidonin njëri - tjetrin. Kërcimi robotik, një lloj formati i ri i artit, ka mbërritur në ?Tu si que vales? i realizuar më së miri, çka e vështirësoi edhe vendimin e anëtarëve të jurisë. Një format të ri arti sollën edhe të rinjtë Franko Banushi dhe Arbias Mehmetaj. Ata performuan në disiplinën e beatbox-it. Ritmi e ktheu përballjen në një performancë të jashtëzakonshme. Kështu juria vendosi t?i sjellë të dy bashkë në fazën tjetër. Dashuria per polifoninë dhe vendosmëria per te ruajtur te paprekshme vlerat dhe traditat e trashëguara brez pas brezi bashkoi grupin e te rinjve nga Gjirokastra dhe vogëlushin Lorenc Kerçiku me grupin e tij.

Share This Video


Download

  
Report form