http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Spektakli ?Tu si que vales? ka mbërritur në takimin e tij të katërt me publikun me plot surpriza dhe perfomanca të jashtëzakonshme. Mbrëmja e së mërkurës ka përcjellë ne Vizion Plus ushtrime të vështira cirku, kërcim, beat box, pikture dhe muzikë. ?Tu si que vales? mbledh tanimë edhe ata që vijnë me qëllimin e sfidës në këtë kompeticion. I riu Franko Banushi ashtu sikurse edhe dy konkurrentë në spektaklet e kaluara, ka përcjellë beatbox. Muzika, këtë herë është alternuar thuajse me të gjitha performancat. Gert Kola ishte një ndër të rinjtë që ka sjellë në skenë një skeç të ndërthurur me muzikë dhe animacion. Nuk mungoi edhe muzika hard rok, e shoqëruar pak minuta më vonë nga muzika popullore. Nuk është e thënë të jesh doemos nga një krahinë për të peformuar këngë e pjesë tradicionale të saj. Kështu ndodhi me një të ri nga Pogradeci me këngën mallakastriote apo me konkurrentin nga Shkodra që solli valle greke. Emocione përcollën e dhe vajzat e komunitetit egjiptian që kërcyen tarantelen italiane. Nuk munguan as performancat jashtë studios së ?Tu si que vales?, pasi konkurrenti që vinte nga Turqia tregoi se mund t?i jepte makinës me sy mbyllur, duke parë kështu përmes syve të dikujt tjetër. E ndërsa mbrëmja u mbyll me një performancë që ngjante me skenat horror, ?Tu si que vales? premton surpriza të tjera, duke hapur audicione të reja në Kosovë të hënën e 27 prillit nga ora 10 deri më 14.