40 pacientëve të qarkut të Beratit, tashmë nuk u duhet të udhëtojnë më drejt Tiranës, Fierit apo jashtë vendit, për të marrë shërbimin e hemodializës pasi edhe Berati do të ofrojë këtë shërbim.
Sipas ministrit të shëndetësisë Beqajt kjo gjë lehtëson vuajtjet e sorollatjet e vajtje-ardhjeve tre herë në javë drejt qendrave të specializuara jashtë Beratit, kursyer kohë e shpenzime të panevojshme, por duke shmangur edhe radhën e pritjes.