Prej dy muajsh, kohë kur ka nisur edhe shërbimi i posaçëm sh?ëndetësor për pushuesit në plazhe, si dhe në zonat e tjera turistike malore, Qendra Shëndetësore e Velipojës rezulton të jetë ndër ato qendra që ka edhe numrin më të lartë të pacientëve të trajtuar. Sipas të dhënave, të bëra publike nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një vizite të realizuar dje (16/08/2016) në këtë njësi të shërbimit shëndetësor, rezulton se janë trajtuar 2060 pacentë.
Kreu i shëndetësisë ka pohuar se deri më tani në të gjithë vendin janë mbi 27 mijë pacentë të trajtuar nga stafet mjekësore në qendrat shëndetësore pranë pushuesve. ?Përgjatë këtyre dy muajve ka përballuar një volum të madh, është një nga 4-5 qendrat me volumin më të madh në të gjithë vendin me 2060 raste për dy muaj. Kurse në të gjithë Shqipërinë, përgjatë këtij harku kohor, kemi arritur në 27160 raste,? ka pohuar Beqaj.
Por, shërbimi shëndetësor nuk është ofruar vetëm në bregdet, por edhe në zonat malore. Sipas ministrit Beqaj, pacientë të trajtuar rezultojnë edhe në Theth, Razëm e Tamarë. ?Në fakt, dua të falënderoj edhe drejtuesit e institucioneve shëndetësore të Shkodrës, sepse në mbarëvajtjen e sezonit turistik, përveç kësaj qendreje këtu, ne kemi mbuluar dhe mbështetur edhe turizmin në pjesën malore,? shtoi më tej ai.
?Në Razëm, janë 650 pacientë të cilët kanë marrë shërbimin shëndetësor, janë 550 pacientë që kanë marrë shërbim në Theth, dhe për herë të parë, këtë vit, hapëm edhe qëndrën shëndetësore në Tamarë, ku kanë marrë shërbim 220 pacientë,? pohoi kreu i shëndetësisë.