Opinion - Ardhja e shefit te CIA-s, Rusia dhe Maqedonia! (12 dhjetor 2016)

RTV KLAN 2016-12-18

Views 3

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Te ftuar: Ilir Kulla, Baton Haxhiu, Artur Zheji, Redi Shehu, Preç Zogaj, Fatos Klosi

Emisioni Opinion në TV Klan ka si temë të mbrëmjes ardhjen e shefit të CIA-s në Tiranë, Rusia dhe Maqedonia. Por në fillim të emisionit, biseda është ndalur në zgjedhjet në Maqedoni. Drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu, ka transmetuar për të ftuarit lajmin e largimit prej 8 orësh të kreut të Komisionit Zgjedhor në Maqedoni, Aleksandar Çiçakovski.

Në lidhje me lajmin, studiesi Ilir Kulla, bëri me dije se ai është shfaqur pak minuta më parë dhe ka bërë publike informacionet, ku VMRO ka fituar me 51 deputetë, BDI me 10 deputetë, por edhe ka konfirmuar se ka shumë ankesa dhe ka shumë mundësi për rivotim në zona të caktuara.

Në bisedë ka ndërhyrë edhe gazetari Baton Haxhiu, si njohës i mirë i politikës në Maqedoni. Haxhiu ka theksuar se zona e Sarait, në periferi të Shkupit, është e kontestuar nga BDSH dhe BESA. Sipas tij, ajo ka zonë ka shumë gjasa të shkojë në rivotim. Ai tha se në këto votime ka ndodhur një fenomen për herë të parë, fakti që një grup etnik, që voton një grup etnik tjetër, sipas Haxhiut, këtë e bëjnë vetëm shqiptarët.

Gazetari Artur Zheji është ndalur përgjatë fjalës së tij në Opinion tek partia BESA. Sipas tij, kjo parti ka një prirje islamike. Megjithatë, ai theksoi se nga ana etimologjike e emrit BESA, ka një sens patriotik, që është laike.

Analisti Preç Zogaj, në emisionin Opinion, ka theksuar se Shqipëria mund të ndërhyjë vetëm atëherë kur rrezikohet ekzistenca e shqiptarëve në Maqedoni, por ai nuk mund të hyjë të ndërtojë parti politike atje. Zogaj tha se unë kam dëgjuar se shteti shqiptar ka ndërhyrë, madje sipas një shkrimi të Kim Mehmetit, ai akuzonte ambasadën tonë se kishte ndërhyrë, përfshirë në zgjedhje.

Gazetari Baton Haxhiu ka bërë me dije në emisionin Opinion se të gjitha partitë shqiptare do të bëhen bashkë, për faktin se nuk guxojnë të bëhen pjesë e një koalicioni me Gruevskin. Haxhiu tha se Gruevski është një ish-kryeministër i kriminalizuar, ai duhet të rregullojë problemin me emrin, duhet të rregullojë problemin me BE-në, duhet të rregullojë problemin me shqiptarët dhe shumë e shumë probleme të tjera. Ai tha se shqiptarët nuk duhet të pranojnë që Gruevski të jetë kryeministër i Maqedonisë.

Gjatë debatit mbi zgjedhjet në Maqedoni, në emisionin Opinion, Artur Zheji është shprehur se Gruevski praktikisht i ka humbur zgjedhjet. ?Unë mund të kem 100 kritika për Ali Ahmetin, por nuk mund të bashkohem më një demonizim të tij. Në Maqedoni, do të kemi dy zgjidhje, pamundësinë e Gruevskit për të krijuar një qeveri të re dhe pastaj dhënien e mandatit të DPMN?. Më pas, në këtë debat, ka ndërhyrë Ilir Kulla i cili ka thënë se Zajevi nuk ka për të krijuar qeveri.

ARDHJA E SHEFIT TË CIA-s NË SHQIPËRI

Ish-drejtori i SHIK, Fatos Klosi theksoi në emisionin Opinion se shefi i CIA-s nuk ka ardhur në Shqipëri për kortezi, por për punë. Sipas ...

Share This Video


Download

  
Report form