Maqedonia dhe Kosova, marrëdhënie të shkëlqyera

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Në pesë vjetorin e pavarësisë së Kosovës, marrëdhëniet mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës vlerësohen të shkëlqyera. Maqedonia dhe Kosova deri tani kanë nënshkruar gjithsej 25 marrëveshje bashkëpunimi. Një prej marrëveshjeve më të rëndësishme është edhe ajo për lëvizje të lirë të qytetarëve të dyja vendeve., e cila parasheh lëvizjen vetëm me letërnjoftime. Por e njëjta marrëveshje pritet të hyjë në fuqi, menjëherë pasi që Kosova t'i ketë kryer përgatitjet teknike, gjegjësisht t'i furnizojë qytetarët me letërnjoftime biometrike.

"Ky 5 vjetor karakterizohet me një bashkëpunim të shkëlqyeshëm në mes dy vendeve, pra mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës. Maqedonia është shteti i parë me të cilin Kosova ka të nënshkruar marrëveshje. Gjithsej të dy vendet kemi nënshkruar 25 marrëveshje, për implementimin e të cilëve kemi paraparë edhe mekanizma tjerë. E gjithë kjo është në frymën e bashkëpunimit të mirë që kemi me Republikën e Kosovës dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore", tha Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.

Hoxha bëri të ditur se së shpejti do të nënshkruhet marrëveshje për seanca të përbashkëta qeveritare. Maqedonia, pavarësinë e Kosovës e njohu më 9 tetor të vitit 2008, ndërsa disa muaj më vonë dyja vendet vendosën marrëdhënie diplomatike.

Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form