Skandal me pronat ne Ksamil - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-12-10

Views 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
500 mijë metra katrorë tokë kullotë u sekuestruan në Ksamil nga prokuroria e Vlorës, pas dyshimeve se ajo ishte përfituar nëpërmjet dokumentave të falsifikuar.Akuza thekson se toka e cila ndodhet pranë detit, është marre ne proesi në mënyrë të paligjshme nga trashëgimtarët e ish-pronarit Resul Piro.Po si arriti Prokuroria e Vlorës të zbulojë këtë aferë?Ishin materialit e referuara nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ato të cilët krijuan dyshimet se sipërfaqja e tokë ishte përfituar me dokumenta të falsifikuar nga një vendim i gjykatës së vitit 1996. Në dosjen e aplikimit, Prokuroria evidentoi se gjendej një vërtetim i Hipotekës së Sarandës së vitit 1995, jo origjinal, në bazë të të cilit vërtetohet fakti se kjo pronë figuron e regjistruar në emër të Resul Piros. Por prokuroria ka kryer edhe nje ekspertimin grafik mbi firmat e gjyqtarëve dhe sekretarëve që ishin shënuar si të pranishëm në seancën për njohjen e kesaj prone ne favor te familjarëve te Resul Piros. Ekspertiza zbuloi se vendimi i gjykatës i vitit 1996 është tërësisht i fallsifikuar. Duke qenë se ky vendim gjykate ka shërbyer për veprimet e mëtejshme për njohjen, regjistrimin dhe tjetërsimin e pronës, Prokuroria e Vlorës sekuestroi e të gjithë sipërfaqes deri ne përfundim te hetimeve, ndonese nje pjese e saj iu eshte shitur personave te trete.

Share This Video


Download

  
Report form