http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa ne 9 dhjetor ekspertet e Komisionit te Venecias do te miratojnë opinionin per ligjin e vettingut; ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin i ka kujtuar partive politike qe ky institucion është pranuar prej te gjithë palëve qe prej fillimi te reformës ne drejtësi, si pika kyçe e referimit. Ne ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, ambasadorja Vlahutin ka theksuar se shpreson qe gjuha e Venecias te jete e qarte ne mënyre qe te filloje zbatimi i procesit te rivlerësimit te prokuroreve dhe gjyqtareve.?Komisioni i Venecias do te ketë nje mbledhje nesër ku do te miratoje përgjigjet per pyetjet e ngritura nga Gjykata Kushtetuese ne lidhje me kushtetushmerine e disa parashikimeve ne ligjin e vettingut. Ajo qe është e mire është se qe prej fillimit te këtij procesi, te gjithë aktoret kryesore; nga partitë politike tek institucionet; parlament, qeveri dhe presidence kane rene dakord se Komisioni i Venecias është pika kyçe e referimit. Ne shpresojmë se opinion i Komisionit te Venecias do te jape udhëzime te qarta ne mënyre qe vetting te filloje dhe reforma te nise te zbatohet, dhe Shqipëria te ece përpara ne rrugën e saj drejt Bashkimit Europian?.Nëse vetting nuk fillon te zbatohet paralajmërimi i Bashkimit Europian është i qarte.?Çdo skenar tjetër nuk do te ishte i mire, do te vononte progresin dhe përfitimet per qytetaret.?Ne 13 dhjetor ministrat e jashtëm te Bashkimit Europian do te mblidhen per te vendosur nëse Shqipërisë do ti hapen apo jo negociatat per anëtarësim; dhe kushti kryesor per ketë eshte zbatimi i reformës ne drejtësi dhe zbatimi i ligjit te vettingut.