http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pasi kryeministri Rama tërhoqi kandidatin e PS-së nga zgjedhjet në Kavajë duke vëmë më pas edhe një afat për negociatat me opozitën, ka reaguar nga Gjirokastra ambasadoja e BE, Romana Vlahutin. "Jam shumë e sigurt që do të ketë kurajo dhe zgjuarsi të mjaftueshme në të gjithë klasën politike shqiptare që të gjejnë mënyra të arsyeshme për tu dhënë të gjithë qytetarëve shqiptarë të drejtën e tyre kushtetutese për të votuar për partisë që ata zgjedhin. Kjo do të thotë që nuk duhet të jetë dhe nuk ka për të qenë bllokim I ambicjes për anëtarësim në Bashkimin Europian. Çdo gjë që ne bëjmë e bëjmë për qytetarët Shqiptarë dhe vërtetë besoj në mënyrë absolute që gjithçka kanë për të bërë edhe politikanët shqiptarë do ta bëjnë për qytetarët shqiptarë, sepse është shumë më e lehtë të luftosh për diçka sesa të ndërtosh diçka" u shpreh ambasadorja Vlahutin.