Përfundon takimi Kurti-Mustafa/ A ka marrëveshje mes palëve? - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-01-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Takimi mes kryetarit të LDK, Isa Mustafa dhe kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka përfunduar. Krerët u takuan këtë të hënë për të arritur marrëveshjen për qeverinë e re në Kosovë.Takimi zgjati më shumë se dy orë, por ende nuk dihet nëse palët u dakordësuan për koalicionin qeverisës. Më herët gjatë të hënës, Isa Mustafa u shpreh optimist se çdo gjë do të zgjidhej gjatë këtij takimi dhe se do të gjendej gjuha e përbashkët.?Jam i përkushtuar që të ketë marrëveshje sot, sepse nuk ka kuptim që të vazhdojmë kështu. Po bëjmë përpjekje për marrëveshje.?Nëgociatat mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve për ndarjen e posteve, fillimisht atë të presidentit dhe më pas edhe të kryeparlamentarit.

Share This Video


Download

  
Report form