Report TV - Dokumenti, legalizohen pallatet pa leje dhe katet shtesë

Report TV 2016-12-08

Views 1

Qeveria shqiptare do të zgjerojë akoma më shumë kategorinë e përfituesve nga procesi i legalizimit. Në një projektvendim të datës 16 nëntor që ?Shqiptarja.com? ka siguruar, Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ka firmosur për legalizimin e pallateve pa leje, apo me kate shtesë.

Ky draft që pritet të gëzojë shumë ndërtues pallatesh pa leje, apo individësh që kanë blerë apartamente pa leje, së shpejti miratohet në qeveri. Ai përcakton procedurat e detajuara se si duhet të veprojë ndërtuesi apo pronari i pallateve apo apartamenteve pa leje.

Share This Video


Download

  
Report form