Bashkia e Tiranës do të legalizojë të gjitha pallatte që deri më sot, nuk janë të regjistruara në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Një vendim i cili pritet të miratohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ditën e premte, parashikon legalizimin e pallatave. Mendohet se në Tiranë janë më shumë se 400 pallate, të cilët nuk janë të regjistruar dhe për pasojë, qytetarët pavarisht se kanë paguar lekët, nuk kanë legalizimin, për shkak se ndërtuesi ose ka falimentuar ose nuk bashkëpunon. Në vendimin që ka siguruar ?Shqiptarja.com?, parashikohet procedura se si do bëhet legalizimi. ?Subjektet e interesuara, zhvillues/ndërtues ose përfitues (posedues të njësive të shërbimit apo banimit mbajtës të ligjshëm të kontratave të shkëmbimit/sipërmarrjes/porosisë dhe aktmarrëveshjeve të ngjashme), mund të paraqesin kërkesë pranë Bashkisë së Tiranës brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi?, - thuhet në vendimin e propozuar.