Report TV - VD/ Ndërtimet pa leje, arrestohet biznesmeni dhe specialistët e IMT

Report TV 2017-08-12

Views 1

Një biznesmen, dy inspektorë të mbrojtjes së territorit në Bashkinë e Tiranës janë arrestuar ndërsa 4 oficer policie të komisariatit numër 4 janë vënë nën hetim për veprën penale shpërdorim detyre, korrupsion dhe ndërtim pa leje.

Sipas policisë së Tiranës operacioni i koduar ?Ndërtimi? ka çuar në pranga Jetnor Gjokën, Amarildo Dukën dhe Dritan Bregasi.

Në rrugën ?Xhanfize Keko? specialistët e IMT dhe oficerët e policisë kanë lejuar shtetasin Jetnor Gjoka që në kompleksin e pallateve ML të ndërtojë në mënyrë të paligjshme një sipërfaqë garazhe prej 530 m2.

Nga hetimet e policisë specialistët e IMT dhe pse kanë marrë dijeni nga policia për këtë rast e kanë lejuar atë të ndërtohet dhe pa leje.

Por efektivët e policisë sipas shërbimit të brendshëm në polici në vend të arrestonin efektivët e imt për mos veprim e shpërdorim detyre kanë toleruar këtë situatë duke u mjaftuar vetëm me njoftimin e rastit pranë IMT.

Efektivët e policisë që u përfshinë në këtë vepër penale janë Xh.M, Y.H, F.D, E.Hrëq cilët kanë toleruar inspektorët e IMT.

Për rastin kanë denoncuar banorë te pallatit por ata nuk janë përkrahur as nga IMT dhe as nga policia e komisariatit numër 4 ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal.

Share This Video


Download

  
Report form