DURRËS - Report Tv siguron dosjen hetimore të SHÇBA e prokurorisë së Durrësit për prangosje e 18 zyrtarëve të policisë dhe të pushtetit vendor në Durrës. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se hetimet për këtë grup kanë nisur pas një informacioni nga qyteti i Lezhës në shtator të vitit 2019-të, ku thuhej se në Durrës kishte një grup që favorizonte ndërtimet pa leje.
Denoncimi ka ardhur në komisariatin dixhital ku thuhej se këto zyrtarë të policisë dhe organeve vendore edhe pse i bënin foto e objekteve më pas i tjetërsonin dhe i fshinin fotot. Sipas dosjes hetimor duhet se policët i lejonin ndërtimet pa leje kundrejt pagesave nga 1500 deri në 7 mijë euro.