Komedia ?Prova e Aktorit? është ngjitur këtë të enjte në Teatrin Eksperimental ?Kujtim Spahivogli? ne Tiranë, ndërsa do të shfaqet sërish edhe të martën në mbrëmje.
E konceptuar si një satirë mbi sistemin e Artit nëpër botë dhe gjendjen e tij, komedia ka shkaktuar shumë të qeshura në publik me historitë e keqkuptimeve.
Komedia ?Prova e aktorit? e shfaqur nga trupa italiane e teatrit të Casertas është homazhi më i sinqertë i komedisë së influencuar nga Pirandello dhe ironia e Eduardo de Flilippos, të cilit i është dedikuar kjo vepër.
Një çift aktorësh diletant, të cilët janë përzgjedhur nga një sufler dhe asistent regjisor nervoz, duan të vënë në skenë me një aktore shumë të vjetër në moshë një tekst tepër provokues: ?Kush?? nga dramaturgu Aristide De Tremelloni Tudorsecchi della guardia Val di Fasa.