Drama ?Kandili i Argjandit? e shkruar nga Martin Camaj dhe e vënë në skenë nga regjisori shkodran, Fatbardh Smaja është është shfaqur në Teatrin Eskperimetal ?Spahivogli? në Tiranë nga trupa e teatrit ?Migjeni? të Shkodrës.
Edhe pse kanë kaluar dy vjet nga vdekja e regjisorit, trupa e aktorëve të teatrit ?Migjeni? vijon amanetin e regjisorit për ta ngjitur këtë dramë në skenat e ndryshme të vendit.
Drama shfaqet me të njëjtin koncept dhe me të njëjtit aktorë si Rita Gjeka; Jozef Shiroka; Merita Smaja e të tjerë.
?Kandili i Argjandit? është një dramë social-politike që shpreh qëndrim kritik ndaj diktatës komuniste. Kandili, i Martin i konceptuar si dritëpërçuesi i një jete të dalë nga errësira e kohës së diktaturws i prezanton publikut tablonë e frustrimit psikologjik që kanë kaluar mijëra familje shqiptare në periudhën e parë të vendosjes së regjimit komunist.