Ora News - Kejdi Mehmetaj: Synimi i LSI të përmirësojë ekonominë dhe arsimin

Ora News Emisione 2016-12-05

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë më parë ajo u zgjodh nënkryetare e LSI nga Konventa Kombëtare e kësaj partie.
E ftuar në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News, e cilësoi një përgjegjësi shumë të madhe për moshën e saj të vogël.
?Është vlerësim për të gjithë të rinjtë dhe të rejat e LSI. Nuk jemi thjesht numra apo kukulla për të mbushur sallat. Para kemi një vit që ka shumë impenjime, zgjedhjet. Sot u vendos data e tyre.Përgjegjësia do të jetë e shtuar?.
E nëse ndihet e paragjykuar për moshën e re, ajo shprehet:
?Ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë, por nuk është arsye për të na stepur.Politika duket sikur u takon atyre burrave me thinja, por ka nevojë për frymë të re?.
Kejdi Mehmetaj, e cila është dhe deputete në Kuvend, tha se LSI ka shënuar mbi 50 mijë anëtarësime të reja.
?Janë mbi 50 mijë anëtarësime të reja.Akoma ka kërkesa të reja. Përveç të rinjve, ka intelektualë dhe akademikë, njerëz të fushave të ndryshme të spikatur në punën që ata bëjnë, që janë bërë pjesë e LSI. Kjo për dy arsye: E para se në LSI dëgjohen dhe sot shqiptarët kanë nevojë të dëgjohen. Dhe së dyti, në LSI shikojnë një mesazh të shpresës, mundësisë dhe pozitivitetit?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kejdi-mehmetaj-synimi-i-lsi-te-permiresoje-ekonomine-dhe-arsimin/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS