Ora News - LSI diskuton buxhetin me ekspertë: Fonde të pakta për arsimin dhe të rinjtë

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
LSI ka zhvilluar një takim me ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ku është diskutuar buxheti i shtetit.

Shezai Rrokaj nënvizoi se sektori i arsimit nuk ka marrë mbështetjen që meriton.

Rrokaj: Ne kemi mbetur të fundit e Ballkanit Perëndimor, jo të Europës. Të Europës nuk krahasohet. Ne kemi për Universitetet vetëm 10 muaj rrogë që marrin pedagogët, asgjë më tej.

Rezerva për mungesësn e fondeve në ndihmë të të rinjve ka dhënë edhe ish-zëvendës/ministrja e Arsimit, Nora Malaj.

Malaj: Nëse do të krijosh një shkencëtar nuk mund ta bësh shkencën dhe kërkimin shkencor vetëm në Universitet, është një nga pikat më të larta të nivelit. Duhet ta realizosh atë që në sistemin e arsimit parashkollor dhe aty futen kompetencat e të mësuarit dhe qasjet e reja për të mësuar.

Për më shumë lexoni në:
http://ora.cingerr.com/article/lsi-diskuton-buxhetin-me-eksperte-fonde-te-pakta-arsimin-dhe-te-rinjte

Share This Video


Download

  
Report form