Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Propozimi për dhënien me koncension të shërbimit laboratorik ka ngjallur kundërshtime. LSI ka kundërshtuar edhe këtë koncension ndërsa laborantët i kanë kërkuar ministrit të mos preket sistemi laboratorik.
Lëvizja Socialiste për Integrim kundërshton procedurën për partneritetin publik-privat të shërbimit të laboratorëve. Në dëgjesën më ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj kryetari i grupit të LSI Petrit Vasili shprehu rezervat lidhur me projektin e ministrisë.
Më herët grupet e interesit thanë se për këtë koncension askush nuk ka marrë mendimin e tyre dhe se ata nuk kanë asnjë informacion nëse u cënohet apo jo vendi i punës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/laborantet-dhe-lsi-kunder-msh-per-koncensionin-per-laboratoret/