Ora News - Vasili: Ligji për Teatrin ditë e zezë për Shqipërinë, LSI do votojë kundër

Ora News Lajme 2018-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
LSI do të votojë kundër miratimit të ligjit për Teatri, duke e konsideruar si grabitje të pronës shtetërore dhe dhunim të bushtit kulturor shqiptar.

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili nënvizoi se ky ligj është një ditë e zezë për Shqipërinë.

Petrit Vasili: "Grupi Parlamentar i LSI-së do të votojë tërësisht kundër dhe ky është një vendim unanim i grupit dhe shumë i motivuar, pasi lidhur me këtë ligj, e vetmja gjë që mund të thuhet fare thjesht, është që në Shqipëri nuk mbizotron dhe nuk sundon shtetit të së drejtës.

Ky ligj besoj, është një ditë e zezë për Shqipërinë, për qytetarët shqiptarë që kuptojnë se çdo gjë mund të rrëmbehet, mund të rrëmbehet prona publike që na përket të gjithë së bashku, mund të destrukturohet dhe goditet në themel kulturën."

Në një njoftim për shtyp, Vasili theksoi se solidarizohen me protestën e vazhdueshme kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Petrit Vasili: "E kemi mbështetur, do ta mbështesim këtë protestë dhe si njerëz të politikës dhe si përfaqësues të LSI. Por në rradhë të parë do ta mbështesim si qytetarë të mirë të Shqipërisë të cilët e duan artin por duan edhe ligjin."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vasili-ligji-teatrin-dite-e-zeze-shqiperine-lsi-do-votoje-kunder

Share This Video


Download

  
Report form