Fushata elektorale në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne vijim te fushatës elektorale ne Maqedoni, kryetari i BDI, Ai Ahmeti ndodhej ne Tetove. Ndonëse pranoi se ka ende çështje te pazgjidhura si ajo e statusit te gjuhës shqipe, ai beri thirrje qe te votohet kjo force politike, pasi BDU di te mbroje kauzën shqiptare.?Ky vend duhet njëherë e përgjithmonë t?i zgjidhë problemet me fqinjët, pasi as në hasmëri e as në probleme të pazgjidhura, neve nuk na krijojnë mundësi e hapësirë për zhvillim e prosperitet, pasi jemi prapa vendeve të zhvilluara, prandaj për të materializuar këto çështje të mëdha, siç është çështja e emrit, statusi i gjuhës shqipe, pavarësisht avancimit që është bërë, për t?u përmbyllur këta kapituj që përmenda, duhet patur në radhë të parë guxim, tani njohuri, tani përgatitje të fuqishme për debat dhe përplasje, por përplasje jo të armatosur, por intelektuale e shkencore dhe në fund duhet pritur triumfi. Këto çështje të mëdha nga axhami asesi që nuk bëhen, por bëhen nga misionarë, njerëz të cilët i gjen vetëm në BDI, njerëz që dinë më së miri të mbrojnë kauzën kombëtare?.Ahmeti kërkoi qe shqiptaret te bashkohen per te sfiduar rezultatin e zgjedhjeve te shkuara.?Të gjithë ata që nuk ia dëshirojnë të mirën popullit shqiptar, dëshirojnë që ne të jemi të përçarë e të ndarë, prandaj shqiptarët duhet të mobilizohen dhe të gjithë bashkë të sfidojmë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2014.?Ndërsa fushata zgjedhore vazhdon ne Maqedoni , nje raport i përkohshëm i misionit te OSBE/ODIHR ka vërejtur se deri tani janë shënuar incidente te izoluara, por shqetësim mbetet presioni mbi punonjësit e administratës per te mbështetur parti te caktuara politike.

Share This Video


Download

  
Report form