Fushata e ndarë në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në Maqedoni vijojnë takimet elektorale në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të 13 prillit. Dy partitë shqiptare në shtetin fqinj, PDSH dhe BDI, kanë vijuar të jenë të ndara në qëndrimet e tyre. PDSH garon me kandidatin e saj Iljaz Halimi, përballë tre maqedonasve. Ndërsa BDI po bën fushatë për bojkotimin e këtyre zgjedhjeve. Forca e drejtuar nga Ali Ahmeti kërkon që Presidenti të mos zgjidhet me votë, por me konsensus parlamentar, për t'u dhënë për herë të parë mundësinë shqiptarëve që të përfaqësohen me një kryetar shteti të tyre. Ndërsa partia e Menduh Thaçit synon që të mbledhë votat e gjithë shqiptarëve dhe të triumfojë me kandidatin e saj në balotazhin e 27 prillit, ditë kur mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Thaçi është ndalur në një tubim në komunën e Studeniçanit, me shumicë shqiptare. Ndërsa, kandidati Iljaz Halimi tha se si president i ardhshëm i Maqedonisë do të sjellë ndryshime jo vetëm në të mirë të shqiptarëve, por edhe për të gjithë qytetarët e tjerë. Ndërsa Ali Ahmeti ishte në Dibër, ku theksoi se ideja e presidentit konsensual nuk është vetëm e BDI-së, por e të gjithë shqiptarëve dhe se me realizimin e saj do të jenë krenarë edhe brezat e ardhshëm.

Share This Video


Download

  
Report form