Report Tv ka siguruar videon ekskluzive të grabitjes së pikës së karburantit në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.
Autorët dy persona të maskuar, ndërsa njëri prej tyre është i armatosur me armë zjarri kallashnikov, ndërsa tjetri mban në dorë një levë.
Në pamje duket qartë kur grabitësit futen në ambientet e brendshme të karburantit dhe godasin me sende të forta një prej rojeve.
Ata kërkojnë paratë e xhiros ditore. Ndërsa disa sekonda më herët, në dhomën tjetër kanë dhunuar rojen e karburantit Lek Perkeqi, i cili është përleshur me grabitësit.