Report TV Ekskluzive/ Flet Biznesmeni: Ja si më mashtroi Ciruna, duke m’u shtirur si mik i Ramës

Report TV 2019-05-24

Views 2

Petraq Koka, biznesmeni i kompanisë ?Speed Engineers? i cili është mashtruar nga Klodian Ciruna, djali i konsulles së nderit të Indonezisë në Shqipëri, tregon mënyrën se si ra pre e mashtrimit klasik. Koka në një intervistë për gazetën ?Shqiptarja.com? tregon kalvarin e tij për marjen e lejës ndërtimore në bashkinë e Tiranës dhe në pamundësi për të filluar punimet e në trysninë e pronarëve të tokës të cilëve po ju shembet shtëpitë, ai ka rënë kontakt me Klodian Cirunën, i cili i prezantohej si njeri intelektual dhe i lidhur me familjen e kryeministrit Rama.?...m?u paraqit se kishte lidhje, duke me treguar se biografia e tij kishte afrimitet me familjen kryeministrore të vendit, duke qenë se ishte mik i ngushtë i të birit të Edi Ramës...?-thotë Petraq Koka. Gjithçka ka qënë për nxjerjen e lejës së ndërtimit në bashkinë e Tiranës, lejë të cilës sot e kësaj dite nuk e ka marrë, megjithëse dosja me të gjithë dokumentat është përpiluar në mënyrë të rregullt.

Ai apelon që administrata e bashkisë së Tiranës, të marrë një vendimarje për këtë dosje dhe ta paisë me lejë ndërtimi, pasi që prej vitit 2003 që ka aplikuar e deri më sot nuk ka një përgjigje zyrtare nga bashkia nëse do miratohet ose jo kjo lejë ndërtimi. Petraq Koka, thotë se pavarësisht prokuroria ka marë të pandehur dhe ka futur në burg Klodian Cirunën, organi i akuzës nuk e ka kryer të plotë hetimin, pasi në këtë skemë mashtrimi Ciruna ka pasur bashkëpuntorë të tjerë, që orkestronin të gjithë planin e tij, për të bërë mashtrimet e ndryshme. Petraq Koka është vetëm njëri nga biznesmenët që ka denoncuar në prokurorinë e Tiranës dhe publikisht Klodian Cirunën. Ky i fundit, tre biznesmenëve që kanë bërë kallëzim në prokurori i ka marë një shumë financiare prej 488 mijë e 300 euro, duke i premtuar se do u nxirte lejë ndërtimi për pallat apo duke i shitur apartamente një shtetasi italian.

Share This Video


Download

  
Report form