Report TV - Video/ Ja si u grabit kazinoja në Tiranë, ndalohet 20 vjeçari

Report TV 2016-03-11

Views 4

TIRANE- Policia e kryeqytetit ka zbardhur detajet nga grabitja e 1.5 mln lekë në një kazino dhe ka bërë të mundur arrestimin e 20 vjeçarit Marsildo Ndoja. Ngjarja ndodhi në datën 4 Mars ndërkohë që gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 20 vjeçarit u gjetën rrobat e përdorura nga autori i dyshuar ditën e ngjarjes,thika e përdorur ditën e ngjarjes,- një laptop HP, 4 celularë I-PHONE 6 , I-PHONE 4, ALCATEL, NOKIA E72,- një vlerë monetare prej 13000 lekë të reja,- disa bizhu për meshkuj.

Njoftimi i policisë

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 04.03.2016 ku një shtetas nën kërcënimin e thikës vodhi 1.5 miljonë lekë në kazino "Admiral" në Tiranë

Identifikohet dhe ndalohet autori i dyshuar i vjedhjes.

Nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.3, pas një pune hetimore intensive , është arritur të identifikohet dhe të ndalohet autori i dyshuar i vjedhjes së kazinosë ?Admiral? e ndodhur me datë 04.03.2016.

Konkretisht shtetasi :

?Marsildo Ndoja, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u bë e mundur sekuestrimi në cilësinë e provës materiale :

- rrobat e përdorura nga autori i dyshuar ditën e ngjarjes,
-thika e përdorur ditën e ngjarjes,
- një laptop HP,
- 4 celularë I-PHONE 6 , I-PHONE 4, ALCATEL, NOKIA E72,
- një vlerë monetare prej 13000 lekë të reja,
- disa bizhu për meshkuj.

Materialet procedurale i'u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të ?Vjedhjes me dhunë? dhe ?Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta?, parashikuar nga nenet 139 dhe 279 i Kodit Penal.

Share This Video


Download

  
Report form