Pamjet filmike tregojnë si u grabit kazinoja në Tiranë

RTV KLAN 2018-05-02

Views 3

Me një thikë në dorë, Drilon Niko hyri në një kazino në bulevardin "Zogu i Parë" dhe mori xhiron ditore.

E gjithë grabitja e ndodhur në orën 23 e 8 minuta u filmua nga kamerat e sigurisë së kazinosë, që ndodhet përballë Ministrisë së Drejtësisë.

Televizioni Klan siguroi filmimet, në të cilat shihen të gjitha veprimet e 30 - vjeçarit të lindur në Pogradec dhe banues në Tiranë, pranë Stacionit të Trenit.

Drilon Niko duket i qetë.

Mban gjatë gjithë kohës një cigare në gojë. Nuk është i maskuar. Pasi ka kërcënuar me thikë punonjësin e kazinosë, kontrollon pa u nxituar të gjitha raftet në banak.

Më në fund arrin të gjejë raftin e parave. I merr dhe largohet, po qetësisht, pa e lëshuar thikën nga dora dhe pa e hequr cigaren nga goja.

Komisariati numër 3 në Tiranë e identifikoi falë këtyre pamjeve dhe e arrestoi brenda një kohe rekord, afër shtëpisë së tij.

Nga verifikimet e kryera rezulton se ai nuk ka qenë dënuar apo proceduar ndonjëherë për vepra penale dhe ky është krimi i tij i parë.

Tani do t?i duhet të përballet me akuzat për ?vjedhje me dhunë? dhe ?mbajtje pa leje, të armëve të ftohta?.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form