Italia vuan pasojat e stuhive - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Italia vijon të luftojë me motin e keq, i cili ka mbërthyer pjesën më madhe të vendit. Moti u përkeqësua ditën e mërkurë dhe më pas stuhia nisi të zhvendoset nga veriu në drejtim të jugut të gadishullit. Deri më tani është konfirmuar një i vdekur dhe tre të zhdukur. Shirat e dendura, të cilët sipas meteorogëve kanë rënë sa për 6 muaj dhe erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme, në infrastrukturë dhe pasuri të tjera. Dita e premte shënoi edhe intensitetin më të lartë të reshjeve ku për pasojë lumenjtë dolën nga shtrati tyre duke shkatërruar edhe urat e duke u futur kështu në qendrat e banuara. Balta e sjelle nga lumenjtë ka detyruar autoritet të mbyllin 25 rrugë në të gjithë vendin. Mediat raportojnë se dëmet e deri ma tani arrijnë në mbi 100 milion euro, por ende nuk ka një shifër zyrtare. Qindra njerëz ndërkohe janë zhvendosur nga krahinat e Torinos.

Share This Video


Download

  
Report form