http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ne çdo 5 nxënës është viktime e bulizmit. Kjo ndodh me se shumti gjate kohës kur mësuesja nuk është ne klase, ne oborrin e shkollës, apo edhe ne lagje.Per psikologen Orsijola Qendro peshën me te madhe per eliminimin e bulizmit e kane prindërit, qe ne shumicën e rasteve ata e neglizhojnë, duke mos e marre seriozisht fenomenin.Sociologu Edmond Dragoti thotë se bulizmi ne Shqipëri është ne nivele shume te larta dhe se pasojat janë te shumta, dhe te çojnë deri ne vetëvrasje.Këshilli i Europes dhe Bashkimi Europian ne bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit ne Shqipëri kane kryer nje studim per bulizmin ne vendin tone, nga ku rezultoi se djemtë janë me te prekurit nga ky fenomen.