Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti Bujar Nishani u është drejtuar me një letër kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe deputetëve të Kuvendit në lidhje me buxhetin për vitin 2017 në sektorin e mbrojtjes për të cilin shpreh rezerva.
?Draft-buxhetin e mbrojtjes për vitin 2017, e gjej në shkelje të ligjeve mbi Planin Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura, objektivave strategjike kombëtare të përcaktuara në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare në Strategjinë Ushtarake ? thekson Presidenti.
Kreu i Shtetit nënvizon me shqetësim konstatimin se buxheti i mbrojtjes për vitin 2017 është shumë më i ulët (afërsisht 2.8 herë) se niveli 2% i Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Ai thotë se Buxheti nuk reflekton shqetësimet serioze të ngritura në mënyrë konstante nga aleatët tanë strategjikë dhe vendet partnere të Aleancës më të fuqishme politiko-ushtarake ku bëjmë pjesë.
Kreu i Forcave të Armatosura kërkon që minsitria e Mbrojtjes të argumentojë shtimin e konsideureshëm të personelit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nishani-leter-deputeteve-rriteni-me-1-buxhetin-e-mbrojtjes-per-2017/