Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2016-të do të jetë sa 1.1% e prodhimit kombëtar, edhe pse në fakt standardet e vendeve anëtare të NATO-s e kanë sa 2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Duke raportuar në Komisionin e Ekonomisë për planin afatgjatë të Forcave të Armatosura, kreu i Ministrisë së Mbrojtjes Mimi Kodheli, sqaroi se po bëhen përpjekje që fondet për këtë diskater të rriten çdo vit, në mënyrë që të arrihen rekomandimet e NATO-s. Ndërkaq, opozita e ka akuzuar ministren se ka anashkaluar Presidentin e Republikës në cilësinë e kryetarit të Forcave të Armatosura për ta konsultuar këtë plan zhvillimi. Buxhetin më të lartë Ministria e Mbrojtjes e ka patur vetëm gjatë vitit që u anëtarësua në NATO në vitin 2009, 1.87% të PBB, më pas ai erdhi duke u ulur. 2015-ta e kishte 0.86% të prodhimit të brendshëm paratë që jepeshin për shpenzimet e kësaj ministrie.

Share This Video


Download

  
Report form