Basha: Krimi dhe droga rrezikojnë integrimin

RTV KLAN 2016-11-25

Views 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cilësoi lajme jo të mira për Shqipërinë mesazhet e dhëna nga ndërkombëtarët për frenimin e procesit të integrimit europian të vendit.

Një ditë pas deklaratës së deputetit gjerman Gunter Kirshbaum, i cili tha se do t?i kërkojë qeverisë së Kancelares Merkel të bllokojë hapjen e negociatave me Shqipërinë, Basha, në një takim me krerët e degëve, tha se teksa Europa po u bie këmbanave të alarmit lidhur me situatën e drogës dhe korrupsionit në Shqipëri, Kryeministri fajëson opozitën.

Basha lëshoi jo pak akuza ndaj Kryeministrit Rama, duke thënë se në tre vjet qeverisje varfëroi shqiptarët dhe pasuroi klientelën e tij.

Basha tha se vendi po kalon një krizë ekonomike e sociale ndaj kërkoi nga krerët e partisë në rrethe dhe deputetët e opozitës, që brenda 15 Janarit të evidentojnë gjendjen reale të papunësisë, familjeve me vështirësi ekonomike, atyre të lënduar nga fatkeqësitë natyrore në funksion të programit social dhe hartimit të buxhetit që po harton Partia Demokratike.

Share This Video


Download

  
Report form