Ora News – Basha dhe 12 deputetë demokratë rrezikojnë gjobë deri në 3 vite burg

Ora News Lajme 2017-07-05

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Shtetit kallëzon në Prokurori kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe 12 deputetë demokratë që organizuan protestën e së hënës në bllokim e 5 akseve kyçe. Policia e konsideron të paligjshëm bllokimin e rrugës për 1 orë dhe organizatorët sipas kodit penal rrezikojnë masë administrative gjobë deri në 3 vite burg.
Policia e Shtetit kallëzoi në Prokurori kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, dhe deputetët e Partisë Demokratike për bllokimin e trafikut në 5 akse të rëndësishme të vendit.
Policia nisi procedimin penal edhe për deputetët Arben Ristani, Oerd Bylykbashi, Gert Bogdani, Flamur Noka, Eduart Halimi, Gent Stazimiri, Asllan Dogjani, Parid Cara, Kastriot Islami, Genc Pollo, Keltis Kruja dhe Edi Paloka.
Një ditë para protestës, policia nuk pronoi kërkesën e Partisë Demorkatike për zhvillimin e kësaj proteste të përshkallëzuar, duke e cilësuar atë si të paligjshme.
Për këtë arsye, Drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike, Altin Qato, i bëri thirrje qytetarëve të mos jenë pjesë e këtij tubimi.
Aksioni opozitar i ditës së hënë nuk shënoi incidente, por uniformat blu nisën procedimin penale ndaj oganizatorëve politikë të protesës me akuzën ?protestë e paligjshme dhe bllokimi i mjeteve të transportit?.
Nëse i referohemi kodit penal, për këto dy akuza organizatorët e identifikuar mund të dënohen me masë administrative gjobë dhe rrezikojnë deri në 3 vite burg.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-dhe-12-deputete-demokrate-rrezikojne-gjobe-deri-ne-3-vite-burg/

Share This Video


Download

  
Report form