Ndërkombëtarët nuk i dhanë të drejtë në kauzën e tij, por Lulzim Basha nga Shkodra foli sërish për një parlament ilegjitim të dalë nga vota e blerë me paratë e krimit.
Lulzim Basha Kryetar i PD-së: Nuk ka parlament, por një bandë kriminelësh. Mos më kërkoni asgjë që nuk do ta pranonit për popujt tuaj! Partia Demokratike, unë, Lulzim Basha, dhe jam i bindur se çdo qytetar i ndershëm i këtij vendi, jemi të vendosur që përmes këtij rrugëtimi të sjellim standardet dhe vlerat europiane në Shqipëri. Rrugën drejt Europës e pengon krimi dhe korrupsioni. Sakrifica e opozitës është për të rikthyer demokracinë e vërtetë, për të mos qene fasadë e një parlamenti prodhim i krimit.
Edhe pse 7 të deleguarit e Parlamentit Europian rrëzuan kushtin e vendosur prej tij për krijimin e një qeverie tranzitore pa kryeministër Edi Ramën, Basha tha se në betejën e tij do t?i bindet sovranit deri në largimin e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Lulzim Basha Kryetar i PD-së : Ne ju bindemi urdhrave të sovranit do gërshetojmë protestat dhe mosbindjen civile dhe të gjitha aktet e tjera të revoltës e zemërimit qytetar kudër bandës që ka kapur shtetin.
Këto deklarata kreu i opozitës i bëri gjatë një takimi që zhvilloi me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike në qytetin verior.
Tv Klan