Ora News – Nxitja e turizmit e kulturës, Ylli Ndroqi: Strategji, investime serioze

Ora News Lajme 2016-11-23

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kthimi i Shqipërisë në destinacion turistik jo vetëm për vendet e rajonit por dhe më gjerë, si dhe nxitja me investime konkrete në këtë sektor, ishte qëllimi i organizimit të një tryeze të veçantë dhe të munguar deri më tani nga Shoqata e Konsujve të Nderit. Nën drejtimin e Presidentit Ndroqi, konferenca e tretë e Konsujve të Nderit mundësoi një dialog frytdhënës me prani të Ministrave përkatës, diplomatë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë të ekonomisë dhe artistë si Ambasadorë të kulturës. Në tryezë u ngritën çështje që duhen përmirësuar, për të cilat Ministrja Kumbaro dhe Ekonomi u angazhuan t?i japin zgjidhje.
Tiranë-Shqipëria ka potencialet e duhura për të ecur përpara në zhvillimin e Turizimit dhe Kulturës, ndaj dhe Presidenti i Konsujve të Nderit, Ylli Ndroqi, i vlerësoi si katalizatorë të rëndësishëm në ekonominë e vendit.
Z. Ylli Ndroqi: Në rolin tonë si konsuj nderi ne përfaqësojmë vende nga të cilat vijnë eksperienca të jashtëzakonshme të investimit në kulturë e turizëm, në turizëm kulturor, në trashëgiminë kulturore.
Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për tu zhvilluar në mënyrën e duhur edhe në fushën e turizmit, kulturës dhe për të sjellë kombinimin e duhur mes tyre.
Strategjitë dhe investimet serioze nga ana e shtetit shqiptar në këto dy fusha janë katalizatorë të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik, që është shumë i nevojshëm për vendin tonë.
Gjithashtu është bashkëpunimi i strukturave shtetërore me ato private, me konsujt e nderit me komunitetin, janë baza e një suksesi drejt të cilit Shqipëria ka të gjithë potencialin të ecë përpara.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tryeze-per-nxitjen-e-turizmit-dhe-kultures-konsujt-e-nderit-nxisin-investimet/

Share This Video


Download

  
Report form