Viti zgjedhor 2017, bart me vete rrezikun e rënies së eficiencës së administratës tatimore për mbledhjen e taksave. Alarmi është dhënë nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko gjatë punimeve të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë. Ai tha se për të amortizuar këtë rrezik është parashikuar në buxhet kontigjence, ndërkohë që kërkoi nga Qeveria ndarje dhe përdorim më racional të fondeve të investimeve.