A1 Report - Flasin ekspertët: Tatimet e doganat përgjegjëse për rënien e të ardhurave

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANE - ?Administrata tatimore dhe ajo doganore janë përgjegjësit kryesorë për rënien e të ardhurave në buxhet si dhe për evazionin fiskal?. Ky përfundim vjen nga ekspertët financiarë të cilët shprehen se mbledhja e detyrimeve është minimale.

?Është një qasje e herëpashershme e administratave tona tatimore dhe doganore që fiksohen në planet jo në planin e qeverisë apo ministrisë por fiksohen dhe e quajnë të mjaftueshëm realizimin e të ardhurave të një viti më para apo dy viteve më parë pra është si një lloj plani minimalisht i tyre?, shprehet Olti Rrumbullaku.

?Tregtia me pakicë janë rritur 4.7 % dhe kur vjen puna ne nuk kemi realizuar buxhetin ose si të themi të ardhurat fiskale sidomos nga TVSH ose të tjera. Ky mos realizim vjen nga një e keqe e madhe që është në Shqipëri që unë e quaj të frikshme që 47% e konsumit në Shqipëri nuk tatohet. Unë them që në fushën fiskale kjo qeveri nuk ka bërë atë që duhet pse sepse nuk ka vendosur një sistem që t?i funksionojë?, thotë Agron Binaj.

Sipas Rrumbullakut, ndryshimet ligjore për TVSH-në dhe politikave tatimore të ndërmarra para një viti nuk kanë sjellë rezultatet e duhura

?Ndryshimet e 2014 pavarësisht se tentonin mirë-administrimin lanë disa hapësira dhe krijuan disa favore të cilat janë përmendur të paktën edhe nga FMN-ja që më shumë kanë sjellë humbje të të ardhurave shpesh edhe duke shmangur, pra jo në mënyrë jo ligjore, por duke shfrytëzuar hapësirat ligjore që janë duke sjellë më pak të ardhura për shtetin?, - thotë Rrumbullaku.

Shkurtimi i shpenzimeve në buxhet për shkak të ardhurave sipas ekspertëve, do të rëndojë në kurrizin e qytetarëve.

?Aty përveç pensioneve dhe pagave qeveria në çdo zë që është në buxhet shef një mundësi për të shkurtuar. Aty ku ndoshta një vit më parë mund të ketë qenë më shumë bujare le të themi tek ndihma ekonomike mund të rikthehet në nivelet që ishte para disa muajve apo te investimet publike apo te shpenzimet operative?, theksoi eksperti financiar Olti Rrumbullaku.

?Shteti do të detyrohet tani që do vendosi atë që quhet ekuilibër buxhetor do heqë ca shpenzime nuk flasim për pagat se pagave nuk ka çfarë t?i bëjë, se do t?i japë paga,t por do të jenë këto shpenzimet kancelerike, shpenzime të tjera administrative, jo këto shpenzimet që kanë të bëjnë me investimet se nuk ma merr mëndja që ai ta shtrijë?, tha Binaj.

Ministria e Financave raporti se në gjashtë muajt e parë të vitit u arkëtuan 8.6 miliardë lekë më pak ose 4.5 përqind.

Share This Video


Download

  
Report form