ERSEKE-Ilia Stefo është zgjedhur kryetari i ri i Bashkisë së Kolonjës, duke siguruar 2100 vota më tepër se rivali i tij Dritan Hajro.
Menjëherë pas numërimit të votave, Stefo reagoi në faqen e tij në Facebook duke falenderuar 65% të kolonjarëve dhe leskoviqarëve, që siç thekson ai i dhanë mundësinë për t'iu shërbyer të gjithëve.
"Rezultat i pastër :-) Rreth 65% e kolonjarëve dhe leskoviqareve më kanë dhënë sot detyrën më të bukur, mundësinë për tu shërbyer të gjithëve. Nga nesër fillon puna për një Kolonjë më të mirë. Faleminderit të gjithëve!"- shkruan Stefo.
Në përfundim të procesit të numërimit të votave, kandidati Dritan Hajro ka pranuar rezultatin dhe i ka dhënë dorën Ilia Stefos, duke e përgëzuar për fitoren.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur zyrtarisht se kandidati Ilia Stefo mori 62.8% të votave, ndërsa kandidati Dritan Hajro 37.1% të votave.