Report tv në bashkëpunim me institutin Italian "GPF Inspiring Research" sjellin sondazhin e parë për situatën politike në vend dhe pritshmëritë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. I ftuari special i mbrëmjes së sotme në emisionin "Repolitix", është Roberto Baldassari, i cili rikthehet për publikun shqiptar pas parashikimeve të sakta që bëri për zgjedhjet e vitit 2015 dhe 2017 me institutin "Piepoli", aktualisht president i "GPF Inspiring Research". Në këtë sondazh të parë qytetarët i janë përgjigjur pyetjes se cilat janë arsyet e klimës së tensionuar politike që ka përfshirë vendin. Sondazhi jep përgjigje edhe për votën e shqiptarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.
Në sondazh qytetarët janë pyetur gjithashtu sesi do të vepronin nëse partitë kryesore te opozitës do të bojkotonin zgjedhjet lokale. Një pjesë e rëndësishme e sondazhit është pëlqyeshmëria që kanë shqiptarët në raport me figurat kryesore të politikës, punën e qeverisë dhe punën e liderit të opozitës. Bashkëpnupmi i tretë i Report Tv me Roberto Baldassarin jep një panoramë edhe për votën në 12 qarqet e vendit dhe projeksionin ne shkallë kombëtare.