Sondazhi i 'GPF' për Report Tv : PS fiton Shkodrën , Opozita rikuperon në Durrës dhe Elbasan

Report TV 2019-03-15

Views 0

Nëse zgjedhjet lokale do të zhvilloheshin sot sipas sondazhit të institutit "GPF Inspiring Research" që drejtohet nga Roberto Baldasari, publikuar sonte në Repolitix, Partia Socialiste pritet të ruajë bastionet e saj tradicionale në Bashkitë qendër qarku. Në rang kombëtar PD nuk lëviz shumë në krahasim me rezultatet ee zgjedhjeve të 2017, ndërkohë që LSI shënon një rënie të dukshme. Në bazë të sondazhit këtë herë PS mund të marrë edhe kështjellën e pamposhtur të demokratëve Shkodrën por edhe Bashkitë e Kukësit dhe Lezhës, sepse këtu balanca midis shumicës dhe opozitës duket në lëkundje në favor të Partisë Socialiste.

Balanca politike duket në ekuilibër ose në favor të së djathtës edhe ne dy bastione të PS si Durrës dhe Elbasan, natyrisht nëse të gjitha forcat politike bashkohen kundër kandidateve të PS. Për të komentuar këtë rezultat në studion e Repolitix ishte edhe presidenti dhe administratori i institutit "GPF Inspiring Research" Roberto Baldasari, i cili në 2013 dhe 2017 me Institutin ?Piepoli? në sondazhin e publikuar në Report tv bëri parashikim të saktë të rezultatit të zgjedhjeve te pergjistshme..

Share This Video


Download

  
Report form