http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ilia Stefo është kryetari i ri i Bashkisë se Kolonjës. Në fjalën e tij pas fitores se zgjedhjeve te se dielës, kryebashkiaku Stefo ka përshëndetur dhe ka falënderuar të gjithë ata që e votuan dhe mbështeten kandidaturën e tij. Fitorja e Stefos është konfirmuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ilia Stefo mori 62.8% të votave, ndërsa Dritan Hajro 37.1%. Kandidati i majte mori 2 103 vota më shumë sesa Dritan Hajro i Partisë Agrare Ambientaliste, i mbështetur nga të djathtët. Ne zgjedhjet e fundit vendore te vitit 2015, kandidati i koalicionit te majte fitoi me një diference prej 727 vota kundrejt kandidatit te opozitës. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja ishte 49.6 për qind. Procesi u zhvillua ne 36 qendra votimi dhe u shoqërua me pak incidente të lokalizuara.