http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prezantimi e kandidatit per Bashkinë e Kolonjës, Ilia Stefo, kryeministria Rama e ka nisur me një 1 minutë heshtje për ish-kryebashkiakun Arben Malo. Para qytetareve, shefi i ekzekutivit theksoi se reformat e qeverisë janë operacione të dhimbshme, por të domosdoshme për të bërë shtet e garantuar të ardhmen. Rama tha se vota për socialistët do të jetë një përgjigje ndaj atyre qe per 25 vite nuk bene asgjë per banoret e kësaj zone. Ilia Stefo kandidati për kryetar bashkie në Kolonjë, u shpreh se fokus i tij do të jetë përballja me problemet e kolonjarëve. Zgjedhjet për kreun e bashkisë Kolonjë, zhvillohen pasi kryetari i saj Arben Malo, ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak. Opozita do të garojë në këto zgjedhje me Dritan Hajron i propozuar nga Partia Agrare Ambientaliste.