Stefo apo Hajro, kush do të jetë kryetari i ri i Bashkisë Kolonjë? - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-11-20

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qytetarët e Kolonjës i drejtohen këtë të diele kutive të votimit, për të zgjedhur kreun e ri të Bashkisë. Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit në të gjitha qendrat e votimit, ku sipas raportimeve nuk ka pasur asnjë problem. Një ditë më parë, janë dorëzuar në kohë materialet zgjedhore.Ligji sanksionon se Qendrat e Votimit hapën në orën 07:00 dhe mbyllen në orën 18:00. vetëm nëse do ketë zgjedhës që presin, atëherë procesi do të zgjasë. Në Bashkinë Kolonjë rreth 16 mijë qytetarë me të drejtë vote do të votojnë në 36 Qendra Votimi, që i përkasin 8 njësive administrative të kësaj Bashkie. Kolonjarët do të zgjedhim mes kandidatit Ilia Stefo i mbështetur nga koalicioni qeveritar, i përzgjedhur nga Partia Socialiste dhe Dritan Hajro i opozitës, zgjedhje e Partisë Agrare Ambientaliste. Strukturat e Policisë së Shtetit kanë marrë masat e nevojshme për të garantuar një proces zgjedhor të qetë. Zgjedhjet e parakohshme për kryeadministrator të Kolonjës, zhvillohen pas ndarjes së parakohshme nga jeta të kryetarit të Bashkisë Arben Malo.

Share This Video


Download

  
Report form