Tiranë- Tarifa 2,780 lekë për kolaudimin e matësve të energjisë nuk do të paguhet nga qytetarët.
Kështu është shprehur Ministri Damian Gjiknuri në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese.
Ai tha se tarifa është vendosur nga Qeveria Berisha dhe se është përfshirë në çmimin e energjisë që paguajnë aktualisht qytetarët.