Report TV - Gjiknuri në krah të Lu:Model nga SHBA për hidrokarburet

Report TV 2018-05-08

Views 0

Ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, po flet në tryezën ?Korniza fiskale për hidrobarkuret?, ku i pranishëm është edhe ambasadori Donald Lu. Në fjalën e tij, Gjiknuri tha se Shqipëria ka burime hidrokarbure dhe mund të përfitojë më shumë prej tyre, por mungojnë kapacitetet.

Sipas tij, është momenti të ndryshohen modelet tona të kontratave, pasi me këtë mënyrë i gjithë risku i investimit mbulohet nga të ardhurat e shtetit.
?Shqipëria ka burime hidrokarbure dhe mund të përfitojë më shumë prej tyre, por mungojnë kapacitetet. Mundesa e kapaciteteve dhe mbyllja e syve nga pushtetarët kanë bërë që shumë herë të shkojë dëm shfrytëzimi i tyre. Është momenti të mendojmë përtej eksperiencës sonë të shkurtër, të ndryshojmë modelet tona të kontratave. Gjithë risku i investimit mbulohet nga të ardhurat e shtetit, dhe vetëm kur kontrata del me fitim, shteti mund të marrë një pjesë. Nuk jemi vendi m ëi pasur, por kemi hidrokarbure. Shumë shpejt do të krijojmë institutin e naftës dhe gazit. SHBA do na ofrojë një model më të qëndrueshëm?, tha Gjiknuri.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS