Në mbledhjen e Këshillit fjalën e mori deputetja e PS-së Arta Dade, e cila theksoi se ndryshimet kushtetuese janë një hap thelbësor në procesin e integrimit europian të vendit.
Sipas zonjës Dade, kuvendi është i angazhuar për të përmbushur atë që kërkohet nga BE-ja dhe shpreson që edhe opozita ta bëjë një gjë të tillë.
Ndërkohë, ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu deklaroi se marrja e rekomandimit për çeljen e negociatave me BE-në është një arsye për të vijuar punën për përgatitjen e një strategjie për integrimin e vendit në familjen europiane.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit vijoi me dyer të mbyllura.