Report TV - Takimi i Metës me Ruçin, fokusi Gjykata Kushtetuese, grup punë për të avancuar procesin

Report TV 2020-07-10

Views 1

Presidenti Ilir Meta ka takuar sot kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi ku kanë diskutuar për Opinionin e Komisionit të Venecias mbi procesin e emërimeve në Gjykatën Kushtuese. Meta fillimisht deklaroi se është shumë e rëndësishme që të vihen në zbatim rekomandimet e Komisionit, ndërsa më pas theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha institucioneve me qëllim ripërtëritjen dhe bërjen funksionale sa më parë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Presidenti rikujtoi edhe një herë rëndësiën e këtij procesi ku deklaroi se ai është nën monitorimin jo vetëm të Komisionit të Venecias, por edhe të Bashkimit Europian, Bundestagut gjerman, parlamentit holandez, danez, etj, vlerësimi i të cilëve do të jetë kyç për nisjen e procesit të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.Ndërkohë kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi theksoi se e konsideron të papranueshme zvarritjen e ripërtëritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë nga institucionet e pavarura. Ruçi më tej tha se Kuvendi i Shqipërisë në rezolutat e miratuara gjatë raportimeve vjetore të organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë (KLGJ KLP), ka vendosur detyrimin e këtyre organeve për të plotësuar sa më shpejt të gjitha vakancat për në Gjykatën e Lartë. Në fund presidenti Meta dhe Kryetari Ruçi ranë dakord për nisjen e menjëhershme të punës nga ekspertët e të dy institucioneve për identifikimin e të gjitha çështjeve që kërkojnë trajtim urgjent dhe afat-mesëm, dhe dakordësimin e masave që do të duhet në ndërmerren në zbatim të tyre.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS