Report TV - Basha snobon progres-raportin: Negociatat me BE-në i hapim ne

Report TV 2016-11-09

Views 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se rekomandimi për çeljen e negociatave është një hap i rëndësishëm, por ka shtuar se do të jetë Partia Demokratike ajo që do t'i hapë negociatat me BE-në.

Sipas tij, sfida për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

"Sfida numër një janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Sfida më e madhe mbetet lufta kundër krimit dhe korrupsionit fusha ku Shqipëria nuk ka bërë përpara. PD është partia e interesit kombëtar do të jetë partia që do të hapë negociatat me BE. Për të gjitha ata që duan një qeveri jo të kapur ne do t?ia dalim. Do të jemi ne partia e interesit kombëtar që do të bëjmë të mundur hapjen e negociatave deri në integrimin e plotë në BE", u shpreh Basha.

Share This Video


Download

  
Report form