Opozita ka braktisur punimet e Konferencës së Kryetarëve ku u vendos sot kalendari i shqyrtimit të Buxhetit për vitin 2017.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Edi Paloka, tha se vendimi u mor në shenjë proteste ndaj Qeverisë që bën propagandë përmes sukseseve të paqena ekonomike, ndërkohë që duhet të ishte në terren në ndihmë të të përmbyturve.
Pas përfundimit të Konferencës, Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Erjon Braçe u kundërpërgjigj duke kujtuar se e ksihte kaluar natën në zonën e tij elektorale, dhe jo si Paloka në hotel. Ndërkohë që Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se drafti i vitit 2017 është Buxheti i rritjes së pagave e pensioneve e uljes së borxhit.